Lajme Shqip Thursday, 06 October 2011 14:49

Draft rezoluta që do të debatohet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, nis me shqetesimet për tensionet në veri të Kosovës dhe përleshjet e dhunshme që ndodhen në pikat kufitare në veri gjatë verës ku humbi jetën anëtari i njësisë speciale të policisë së Kosovës.


Ne draft shprehet shqetësimi për vazhdimin e dhunës, bllokimin e rrugëve dhe të procesit të dialogut mes Prishtinës e Beogradit.

Lidhur me këtë situatë, Asambleja shpreh keqardhje për incidentet e dhunshme ku u përfshinë edhe anëtarët e KFOR-it, ndërsa kërkon një hetim urgjent dhe objektiv për incidentin në pikën kufitare të Jarinjës në 27 shtator.

Në draft thuhet gjithashtu se Asambleja i bën thirrje për vetëpërmbajtje banorëve të veriut të Kosovës dhe të bashkëpunojnë pa vonesë në mënyrë konstruktive me KFOR dhe EULEX.

Drafti i bën gjithashtu thirrje autoriteteve të Prishtinës ti përgjigjen pozitivisht çdo shqetësimi legjitim mbi minoritetet në rajon. Ne të i bëhet thirrje Prishtinës dhe Beogradit të rinisin dialogun për të gjitha cështjet e rëndësishme, përfshirë këtu dhe situatën në veri të Kosovës, duke thënë se duhet bërë gjithcka që veriu i Kosovës të mos mbetet një vrimë e zezë në Ballkanin Perëndimor jashtë kontrollit të autoriteteve si në Prishtinë ashtu dhe në Beograd.

Në draft i bëhet thirrje shteteve anëtare të Këshillit të Europës që të nxisin autoritetet në Kosovë dhe Serbi për të gjetur një zgjidhje paqësore ndaj cështjes së veriut, ndërsa ftohet Komiteti Presidencial të marrë në konsideratë një mision që do të ndihmojë në intensifikimin e dialogut dhe kapërcimin e tensioneve.