Lajme Shqip Wednesday, 30 November 2011 08:30

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 29 Nëntor, 18:00)Sërish përleshje mes serbëve në veri e forcave të KFOR-it. Raportohet se rreth orës 17:00 protestuesit serbë në Jagnjenicë kanë përdorur gaz lotsjellës kundër ushtarëve të KFOR-it.

Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i KFOR-it, Frenk Martin, i cili sqaron se “Protestuesit janë përpjekur të ngrenë një rrugë alternative. Ata zbrazën dy kamionë me zhavorr e dhe, duke përdorur edhe gaz lotsjellës kundër trupave të KFOR-it. Për t’u vetëmbrojtur, ushtarët e KFOR-it përdorën po ashtu gaz lotsjellës. Situata nuk është më e qetë”, tha ai për Radion Europa e Lirë.

Ky incident pason përplasjen e djeshme të serbëve më ushtarët e KFOR-it, ku mbeten të plagosur 30 ushtarë të misionit paqeruajtës.

****************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 29 Nëntor, 08:45) – Pas bllokimit të rrugës që lidhë Zubin Potokun me Zveçanin, serbët, të përkrahur nga Qeveria e Beogradit, kanë vendosur dy barrikada të reja, njëra në fshatin Zupç që lidhë Mitrovicën me pikëkalimin kufitarë në Bërnjakë dhe tjetrën në fshatin Banjën, në rrugën që lidh Zubin Potokun me Zveçanin. Barrikadat janë vendosur duke hedhur rërë.

Burime të portalit njoftojnë se pas incidentit të mbrëmshëm në Jegenicë, KFOR-i e ka mbyllur rrugën Zubin Potok-Zveçan, në një operacion të ndërmarrur gjatë natës. Rruga e mbyllur ka lidhurn Zubin Potokun me Zveçanin e cila tani duhet të kalohet nëpër pikën e kontrollit të vendosur nga KFOR-i të cilët po kontrollojnë qarkullimin e makinave dhe njerëzve.

Përkundër temperaturave të ftohta që mbretërojnë gjatë natës, në veri të Kosovës tensioni vijon të mbetet i lartë.


Foto: Agjencia Tanjug

Grupe kriminale serbe që janë të mbeshtetura direkt nga Qeveria e Serbisë, pak para mesnatës kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave të NATO-s të kontigjentit gjerman që janë të vendosura në fshtain Jegenicë të Zubin Potikut, kanë njoftuar burime të portalit.

Sipas burimeve gjatë këtyre të shtënave që kanë ardhuar nga grupe serbe për fatë të mirë nuk ka pasur ushtar të plagosuar apo të lënduar. Burimet më tej kanë precizuar se të shtënat kanë ardhuar nga grupet serbe që kanë qenë të vendosuar në dy tenda e të cilat janë duke ruajtuar barikadën në Jegenicë.

Pas këtyre të shtënave që kanë ardhuar nga tendat e serbëve, KFOR-i ka marr urdhër për ti larguar serbët nga aty pasi që ata parqisnin rrezik për jetën e ushtarëve.

Gjatë ndërhyrjes së KFOR-it për të larguar personat të cilët kanë shtënë me armë në drejtim të KFOR-it, janë rrëzuar jo qëllimisht sobat e ngrohjes, të cilat për pasojë kanë djegur dy tendat e vendosura aty.

Në pjesët tjetrë të veriut të Kosovës nata që po lëmë pas ka qenë e qetë, njoftojnë burimet. Serbët kanë vazhduar t’i ruajnë barrikadat, të cilët janë të armatosur dhe tanimë nuk i fshehin armët por lëvizin hapur edhe para pjesëtarëve të KFOR-it.

****************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 15:00) – Burimi njofton se është duke vazhduar konfrontimi në mes të grupeve kriminele serbe në barrikadën e Jegenicës përfshirë edhe atë të Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Serbët janë duke tentuar ta kthejnë kontrollin e barrikadës që ka marrë KFOR-i nën kontroll mëngjesin e sotëm. Në sulmin e serbëve janë të lënduar mbi 15 pjesëtarë të KFOR-it Gjerman të NATO-s, thotë burimi i portalit.

Serbëve ju kanë ardhur në ndihmë edhe 3 autobusë me serb nga Beogradi. Këta autobusë të dielen kanë hyrë në Kosovë si përforcim për barrikadat e vendosura. Ata kanë qenë të vendosur në Leposaviq dhe pas intervenimit të KFOR-it ata kanë ardhur t’iu ndihmojnë grupeve kriminele serbe në Jegenicë.

 ****************************

Mitrovicë (PLOTËSUAR, 13:40) – Në një deklaratë për media KFOR-i ka konfirmuar lajmin se ka larguar një barrikadë. Deklarata e plotë e KFOR-it: “Sot në mëngjes pak pas orës 09:00 KFOR-i me sukses e ka marrë nën kontrollë bllokadën rrugore në Jagnjenicë në komunën e Zubin Potokut.

Gjatë këtij incidenti trupat e KFOR-it pasi që së pari e kanë siguruar bllokadën rrugore me trupa këmbsorike më pas ka përdorur makineri të specializuar për t’i larguar automjetet në barrikadë.

Cisternat me ujë janë tani për tani në vend ngjarje për të parandaluar demonstruesit nga reagimet e metutjeshme të dhunshme kundër trupave të KFOR-it.

Ndërkohë dhe gjatë operacionit demonstruesit kanë përdorur armë të vogla zjarri dhe si pasojë janë plagosur dy ushtarë të KFOR-it.

KFOR-i gjithashtu mund ta konfirmojë përdorimin e izoluar të plumbave të gomës, gazit lotsjellës dhe piper sprejit. Kjo është bërë si përgjigje kundër reagimeve të demonstruesve.

Përfaqësusesi i komunës së Zubin Potokut është kontaktuar nga KFOR-i i cili në fillim nuk deshi të flasë me KFOR-in.

Tani Zëvendës Komandanti of the Forcave Resezervë Përtej Horizontit është duke biseduar më përfaqësuesin e komunës së Zubin Potokut për të gjet një mënyrë për të qetësuar sitautën.

Operacioni është në përputhshmëri të plotë me kornizën e misionit të KFOR-it. Trupat e KFOR-it po vazhdojnë ta heqin barrikadën.

Përfaqësuesi i komunës së Zubin Potokut është kontaktuar nga KFOR-i, mirëpo ai nuk ka qenë i gatshëm që të flasë.

Misioni i KFOR-it është që të ofroj një ambient të qetë dhe të sigurtë si dhe të
sigurojë liri të lëvizjes”, përfundon deklarata e KFOR-it në pyetjet ndryshme të mediave.

Fotot: Agjencia Tanjug

****************************

Mitrovicë – KFOR ka marrë sot nën kontroll barikadën në Jegenicë e cila gjindet në rrugen Mitrovicë – Bërrnjak. Pas kësaj ka ardhur deri tek perleshja në mes të  serbëve dhe KFOR-it. Shumë ushtarë janë lenduar dhe si pasojë KFOR-I ka perdorur gaz lotësjellës si dhe plunba gome. Janë degjuar edhe të shtëna me armë zjarri nga ana e serbëve. Situatë e tensionuar është edhe në Zubin Potok ku KFOR-i ka tentuar ti vendosë nën kontroll barikadat. Në anën tjetër në veri po qendron edhe komandanti i KFOR Erhard Drevs i cili nga afër po monitoron aksionin e KFOR-it.

Ndërsa në Zubin Potok, sërish ka të lënduar në rradhët e ushtarëve të KFOR-it, si pasojë e përpjekjeve të misionit të NATO-s në Kosovë për të zhbllokuar rrugët në veri dhe për të lejuar lëvizjen e lirë në këtë pjesë të vendit. Agjencia e lajmeve Reuters njofton se dy ushtarë të KFOR-it janë lënduar nga të shtënat me armë zjarri, nga ana e protestuesve serbë, në Jagnjenicë të Zubin Potokut. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i paqeruajtësve, Frenk Martin. Forcat e KFOR-it e kanë hequr sot një barrikadë në këtë lokacion, dhe kanë përdorur gazin lotsjellës kundër turmës së protestuesve, e cila kundërshtonte aksionin e forcave paqeruajtëse.