Lajme Shqip Saturday, 03 September 2011 09:41

Prishtinë – KFOR-i ka thënë se vazhdon të përkrahë EULEX-in në kërkim të kriminielëve në veri.

“Per tre ditë me radhë, KFOR-i është duke përkrahur EULEX-in në hetimet e krimeve të kryera gjatë javëve të fundit dhe duke kërkuar të dyshuarit që supozohet të jenë të përfshirë në këto aktivitete kriminale, sidomos vrasjen e policit të Policisë së Kosovës më 26 korrik në rajonin e Zubin Potokut”, është bërë e ditur në një komunikatë për shtyp nga zyra e KFOR për marrëdhenie me publikun.

Bëhet e ditur se KFOR-i ka zbarkuar njësitë përforcuese në Zupç dhe Zubin Potok, në mënyrë që t’iu ofrojë hetuesve dhe policëve të EULEX-it një ambient të qetë dhe të sigurt për të kryer punën e tyre.

“Ushtarët më tej do të mbrojnë popullatën paqësore nga dorasit dhe radikalët, të cilët janë përgjegjës për trazira dhe krimet e kryera.Kërkimi do të vazhdojë derisa personat përgjegjës do të përballen me drejtësinë, në mënyrë që në mbarë Kosovën të sigurohet rendi dhe ligji”, thekson komunikata.