Lajme Shqip Monday, 25 July 2011 11:55

Prishtinë – Një gjerman shkon, e tjetri vjen në krye të forcave paqeruajtëse të NATO-së në Kosovë, KFOR. Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Erhard Bühler, do t’ia dorëzojë më 9 shtator detyrën Komandantit Gjeneralmajor Erhard Drews, që është po ashtu përfaqësues i ushtrisë gjermane.

Në komunikatën e sotme për shtyp nga zyra për marrëdhëniet me publikun e KFOR-it bëhet e ditur se Gjeneralmajori, Major Erhard Drews është një komandant me përvojë dhe i njohur me situatën dhe historinë bashkëkohore të Ballkanit.

‘Në vitin 2001 ai ka shërbyer në kuadër të misionit të SFOR-it në Bosnje, dhe aktualisht shërben si Komandant i Divizionit Ajrorë Mobil në Veitshöchheim të Gjermanisë”, thuhet në deklaratë.

Gjeneral Majori Erhard Bühler (Gjermani) ka marrë detyrën e Komandantit të KFOR-it nga Gjeneral Lejtnant Markus Bentler (Gjermani) në 1 shtator të vitit të kaluar.