Lajme Shqip Tuesday, 06 December 2011 10:45

Prishtinë – KFOR-i ka përshëndetur zhbllokimin e djeshëm të rrugëve në territorin e Zubin-Potokut, duke theksuar se “kjo simbolizon një hap përpara”.

Për përshpejtimin e aksionit, KFOR-i me buldozerë dhe tank inxhinierik ndihmoi në mënjanimin e rërës.

KFOR-i gjithashtu theksoi se “nuk i vlerëson pjesëmarrësit vetëm nga ajo që kanë thënë, por edhe për atë që me të vërtetë kanë bërë”.

“Dhe tani, për shembull, akoma po qëndron një kodër rëre në Bërnjak dhe Jarinjë, duke e penguar lirinë e lëvizjes së qytetarëve drejt pjesës veriore”, tregon KFOR-i.