Lajme Shqip Monday, 08 August 2011 15:05

Prishtinë –  KFOR-i shpreson se marrëveshja midis përfaqësuesve serbë dhe forcave paqeruajtëse të NATO-s do të finalizohet me sukses, ka transmetuar të hënën Radio Kosova.

Zëdhënësi i KFOR-it, Hans Diter Vihter tha se serbëve u duhet edhe pak kohë për diskutim me strukturat lokale të veriut, por se beson se deri në shtator do të mund të tejkalohen të gjitha mosmarrëveshjet dhe bisedimet mes palëve të vazhdojnë.

Edhe policia e Kosovës e ka vlerësuar të qetë situatën e sigurisë në veri.