Lajme Shqip Wednesday, 03 August 2011 19:37

Prishtinë – Komanda e njësisë shumëkombëshe të Lindjes, ka kumtuar të mërkurën se janë në dijeni që shumë njerëz në veri janë të detyruar imponueshëm të dalin në barrikadimin e rrugëve.

Përmes një kumtesë për media, këtë e ka thënë vetë koloneli amerikan, Majkël Shvarc, komandant i kësaj njësie shumëkombëshe.

Ai tha se gjatë vizitës në pjesën veriore të Kosovës, nga një numër i njerëzve në barrikada është informuar se aty ishin kundër vullnetit të tyre.
“Një numër i protestuesve i kanë thënë gjeneralit Shvarc se në barrikada ishin kundër vullnetit të tyre, pasi strukturat paralele dhe anëtarët lokalë të krimit të organizuar i kanë frikësuar dhe detyruar ta bëjnë këtë”, thuhet në njoftimin e forcave të Shteteve të Bashkuara në Kosovë.
“Njësia shumëkombëshe Lindje e mban nën kontroll vendkalimin Jarinje dhe se forcat do t’i përdorin të gjitha mjetet e nevojshjme për të mbajtur ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjithë njerëzit në Kosovë, të cilët e respektojnë ligjin”, përfundon kumtesa.