Lajme Shqip Thursday, 03 November 2011 18:36

Prishtinë- Ura 167, në rrugën që çon drejt vijës administrative kufitare në Jarinje (PORTA1) ka nevojë për riparime urgjente për shkak të dëmtimeve të rënda strukturore.

Si rezultat, lëvizja brenda katër komunave në veri të luginës së Lumit Ibër është penguar në mënyrë kritike për shkaqe sigurie.      

Për sa i përket sigurisë, duke filluar nga e hëna e ardhshme më 7 nëntor 2011, KFOR-i do të vazhdojë punimet për të riparuar urën, punime që kërkojnë një liri të pakuzhtëzuar të lëvizjes për automjetet e rënda ndërtimore, të cilat janë të nevojshme për t’i kryer punimet.      

Aktualisht, korsitë e hapura nuk mjaftojnë për të mundësuar kalimin e automjeteve të rënda, dhe në seancën e djeshme, katër kryetarët e veriut refuzuan tërësisht kalimin e tyre.    

“Kjo vërtet nuk është ajo se çfarë përfaqësuesit e veriut kanë njoftuar: liri të plotë të lëvizjes për KFOR-in. Veç asaj, jam i habitur që përfaqësuesit e katër komunave në veri nuk kanë asnjë kuptim për përfitimet e rëndësishme që këto riparime do të sjellin për popullatën lokale.

Siguria për popullatën duhet të jetë prioritet për të gjithë”, thotë Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Erhard Dreës.       

Misioni i KFOR-it është të ruajë një ambient të qetë dhe të sigurt, si dhe liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë nga të gjitha komunitetet.      

KFOR-i do të vazhdojë ta bëjë këtë me vendosmëri, kujdes dhe paanshmëri, në përputhje të plotë me mandatin e Kombeve të Bashkura.