Lajme Shqip Friday, 09 September 2011 18:48

Prishtinë – Sot në Prishtinë u zhvillua ceremonia e ndërrimit të komandës së forcave të KFOR-it. Gjeneralmajori Erhard Byhler ia dorëzoi detyrën e kreut të Forcave paqëruajtëse të  NATO-s në Kosovë, gjeneralmajorit Erhard Drews.

Komandanti i deritanishëm i forcave të KFOR-it, Gjenerali Erhard Byhler, gjatë fjalimit të tij lamtumirës foli për të arriturat në Policinë e Kosovës dhe FSK.

Ai u përqëndrua edhe në ngjarjet e fundit në veri të vendit.Byler tha se popullata e atjeshme është duke u mbajtur nën presion nga disa individ por ata do ta bëjnë zgjidhjen e tyre për një jetë me të mirë.

Jam i bindur se qytetarët në veri duke e parë progresin e arritur në anën jugore të ibrit sic është Shtërpcë, Ranillug, Graçanicë, Kllokot dhe Partesh, në fund do të gjejnë zgjidhje për një jetë më të mirë, tha Byhler.

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjës dhe parlamentari gjerman Tomas Kosendaj, i cili tha se Komuniteti ndërkombëtar eshtë zotuar që të vazhdojë me perpjekjet  në drejtim të stabilitetit dhe sigurisë sebashku me popullin e Kosovës dhe të rajonit.

NATO-ja përkrahë Dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit, u shpreh Komandanti i Forcave të Përbashketa të NATOS Admirali Loklir.

Ai lavdëroi punën dhe menaxhimin e situatës nga gjenerali Byler në veri të vendit.

Presidentja Jahjaga e dekoroi gjeneralin Byler me medaljen ushtarake për kontributin e dhënë në Kosovë. (LajmeShqip.com)