Lajme Shqip Friday, 18 March 2011 16:53

Prishtinë – Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian Katrin Eshdaun do ta vizitojë Kosovën në fillim të javës së ardhshme.

Kështu ka bërë të ditur shefja e delegacionit të Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri.

Ajo ka thënë se temë kryesore e vizitës do të jetë qartësimi i agjendës së bisedimeve dhe përfitimet për Kosovën nga bashkëpunimi në dialog.