Prokuroria Speciale e ka ngritur aktakuzën ndaj 11 personave, të cilët akuzohen se si grup i përbashkët kriminal e kanë shkatërruar Prishtinën, duke mos vepruar për të ndalur ndërtimet pa leje.
Aktakuza është 270 faqe dhe është publikuar nga Kryetari i Prishtinës, përmes një portali i quajtur aleks.press.
“Bashkangjitur aktakuza per 10 ish inspektoret e ndertimit ne komunen e Prishtines. Ju lutem lexone kete dokument dhe e shihni se si ka qene i organizuar krimi ne komunen tone e pse i kemi te gjitha ato ndertime pa leje. Ketu duhet te shkojne edhe shume tjere.”, ka shkruar Shpend Ahmeti, në Facebook.
Këta janë emrat e te akuzuarve…
– Ismet (Kadri) Haliti
– Skender (Jahir) Canolli
– Vehbi (Rrahman) Abdullahu
– Drita (Hamit) Rukiqi
– Blerim (Jakup) Syla
– Blerim (Hysen) Ibishi
– Ardian (Humdi) Muhadri
– Arbenita (Hysen) Ajeti
– Mergim (Nexhip) Shala
– Granit (Ali) Cenaj
– Qemajl (Adem) Pozhegu (pronar I kompanisë ndërtimore POZHEGU)