Lajme Shqip Friday, 02 December 2011 19:04

Prishtinë – Ish-gjenerali i Ushtrisë serbe, aktualisht kryetar i Forumit për siguri e demokraci, Ninoslav Kërstic ka thënë se ka një arsye pse presidenti serb, Boris Tadic, u ka bërë thirrje serbëve që të tërhiqen nga barrikadat.

Sipas tij, ai ka marrë informacione se Prishtina po përgatit një operacion të ngjashëm me Stuhinë kroate.

“Nëse shërbimet sekrete e kanë bërë punën e vet, atëherë presidenti Tadic e ka marrë informacionin se Prishtina po planifikon marrjen e veriut, dhe se pret vetëm aprovimin e evropianëve për të nisur aksionin. Prandaj edhe ka ardhur ndryshimi i qëndrimit të shtetit serb për Kosovën për 180 shkallë”, ka thënë Kërstic, raporton Indeksonline.

Sipas tij, një gjë të tillë e tregon edhe fakti se tashmë FSK-ja ka marrë lejen e KFOR-it për të qenë plotësisht operacionale. Kërstiq shtoi se duke pranuar vulat “Serbia ka legjitimuar Stuhinë 2 ndaj serbëve”.

Ç’farë është Stuhia e Kroacisë?…

 “Stuhia” [Oluja], është  një fushatë ushtarake e Kroacisë për të rikthyer Krajinën e kontrolluar nga serbët nën menaxhimin kroat. Gjatë këtij aksioni u vranë 324 serbë civilë dhe 90,000 të tjetër u dëbuan nga shtëpitë e tyre.