Lajme Shqip Thursday, 13 August 2015 10:47

Transportuesit e mallrave i janë gëzuar më së shumti zbatimit të Memorandumit të Mirëkuptimit për njohjen reciproke të sigurimeve të automjeteve, të nënshkruar në Bruksel më 23 qershor 2015 në prani të kryeministrave të Republikës së Kosovës dhe atij të Serbisë, si dhe përfaqësueses së lartë të BE-së, shkruan sot Koha Ditore.

Ata kanë thënë se kanë paguar 3500 euro sigurim vjetor për një kamion, ndërkohë që tash, sipas kryetarit të Bordit të Byrosë Kosovare të Sigurimit, Rrahim Pacolli, paguajnë përafërsisht 60 euro për të njëjtën periudhë.

Gjatë ditës së mërkurë, Pacolli ka qenë në pikat kufitare në Veri të Mitrovicës dhe në pikën kufitare në Merdar për të vëzhguar nga afër nëse është duke u respektuar kjo marrëveshje.

Zbatimin e kësaj marrëveshjeje e ka përshëndetur edhe ministrja për Dialogun, Edita Tahiri.