Lajme Shqip Wednesday, 22 August 2012 14:08

Prishtinë – Kërkesa e anëtareve të KS-it, që Kosova dhe Serbia të përfshihen në dialog politik, nga analistët në Kosovë cilësohet si një kërkesë parimore.

Paraqitja për herë të parë ballë për ballë para KS-it, e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaci dhe atij të Serbisë, Ivica Dacic, në Kosovë komentohet si një ngritje e nivelit të përfaqësimit dhe në të njetën kohë një tregues i qartë se të dy kryeministrat mund të zgjidhin shumë cështje të pazgjidhura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Të dy kryeministrat edhe ai i Serbisë, Ivica Dacic dhe kryeministri, Hashim Thaci, në fjalimet e tyre përa KS-it, u shprehen për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi. Ndërkohë, anëtarët e KS-it, hapur u shprehen se  formati i dialogut Kosovë Serbi, duhet të ngritet në nivel politik.

Në seancën e djeshme të KS-it, shumica nga shtetet anëtare thanë se cështja e veriut të Kosovës duhet të zgjidhet, por nuk specifikuan nëse kjo cështje duhet të shtrohet në dialogun e kërkuar politik. Por, kjo cështje tashmë ka ndarë në dysh, partitë politike në pozitë dhe ato në opozitë në Kosovë.

Qeveria e Kosovës sipas analistëve nuk është e gatshme që të hyjë e vetme në dialog politik me Serbinë, ndërkohë, që partia më e madhe  në opozitë LDK-së, është kundër përfshirjes së saj në dialog dhe ku mund të diskutojet cështja e veriut të Kosovës. (LajmeShqip.com)