Lajme Shqip Tuesday, 16 August 2011 00:18

Mitrovicë (LajmeShqip.com) – Kërcënon sërish kreu i të të ashtuquajturit Qarku i Mitrovicës. “Nëse KFOR-i në këtë mënyrë vazhdon t’i mbajë të mbyllura pikat kufitare, do të detyrohemi që sërish t’i vendosim barrikadat në të njëjtat vende, por edhe në disa pika të tjera ku mendojmë se është e domosdoshme”, ka thënë të hënën, Radenko Nedelkoviq.

Sipas tij, do të vijë ndihmë edhe nga shteti i Serbisë, nëse sërish vije deri te përdorimi i forcës në veri nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Por, ai nuk ka mohuar që dialogu në Bruksel, do të sjellë risi positive për serbët e veriut. “Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit që do të zhvillohet gjatë muajit shtator në Bruksel, do të mundësojë një jetë të përditshme normale për qytetarët ka thënë Nedelkoviq.

Sipas tij, “në veri të Kosovës, mungojnë artikujt ushqimorë elementarë dhe kjo pjesë e vendit kërcënohet nga kolapsi total”.

Ndërkohë, nuk ka lëvizje drejt zhbllokimit në Zveçan. Barrikada në Rudare afër Zveçanit vazhdoj të qëndrojë edhe gjatë ditës së hënë, kurse akoma nuk dihet kur do të largohet nga aty, në mënyrë që të zhbllokohet rruga që çon nga Mitrovica në drejtim të pikës kufitare Jarinje, bëjnë të ditur burime të portalit LajmeShqip.com.

Sipas burimeve, një numër serbësh vazhdojnë të qëndrojnë besnikërisht tek kjo barrikadë, me ndërrime në çdo katër orë, ndërsa disa prej tyre vëzhgojnë qarkullimin e automjeteve edhe në pikat tjera, ku kishte të vendosura barrikada më parë.

Në anën tjetër asgjë s’e dallon veriun e vendit nga situatat e mëhershme. Mitrovica dhe veriu i Kosovës janë shëndrruar në “Kuvajtin e Ballkanit”, sa i përket shitjes dhe tregtimit të derivateve të naftës. Një litër naftë me pakicë, në veri të Mitrovicës, të hënën është duke u tregetuar me çmim nga 0.80-0.87 euro për naftën D2, kurse që euro-dizel nga 1.2-1.6 euro për litër.

Kurse në jug, një litër dizel me pakicë tregtohet nga 1.25-1.27 euro. Një çmimi i tillë kaq i lirë në treg, ndodhë për arsye të kontrabandimit të naftës që është duke ndodhuar në veri të vendit edhe pas marrjes nënë kontroll të pikave kufitare G1, në Jarinje, dhe G31, në Bërrnjakë, nga ana e KFOR-it.

Kapot e krimit në veri të Mitrovicës e që në opinion njohen si liderët politikë të veriut të vendit, Sllavisha Ristiq i Zubin Potokut, Kërstimir Pantiq i veriut të Mitrovicës, Dragisha Milloviq i Zveçanit dhe  Branko Niniq i Leposaviqit si dhe kryetari i të ashtuquajturit  Qark i Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq dhee shefi i MUP-it të Serbisë për veriun e Kosovës, Gjorgje Dragoviq (Gjolle) si dhe përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë, Borko Stefanoviq dhe Goran Bogdanoviq, kanë kërkuar nga kriminelet serbë, si Zvonko Veselinoviq dhe të tjerë që t’i hapin rrugët rurale-malore me qëllim të futjes së mallit kontraband në Kosovë.

Sipas burimeve në afërsi të pikës kufiatre G1 në Jarinje, Veselinoviq ka hapur një rrugë malore të gjatë 15 km ku është duke e futuar mallin në Kosovë. Çdo person që dëshiron të fusë mall në Kosovë përmes rrugës së Zvonkut, duhet të paguajë akcizë nga 200-1000 euro. Kjo e fundit, në vlerë prej 1000 euro vlen për mallëra, siç janë derivatet e naftës, alkooli dhe barërat që kontrabandohen edhe në jug të Kosovës.

Gjithashtu, një kontrabandim i mallrave në sasi shumë të mëdha është duke u bërë edhe përmes vijës hekurudhore, pra përmes trenit i cili qarkullon nga Serbia deri në Zveçan, dhe i cili për momentin nuk është duke u kontrolluar nga askush.

Gjithashtu, njoftohet se rrugët që kalonjë nëpër bjeshkët e Rugoznës janë kthyer në vija të kontrabandës, siç është rasti me rrugën e vjetër për qytetin e Novi-Pazarit, pra rruga nga fshati Banjska, pastaj rruga nëpër fshatin Zhevernicë si dhe rrugët e fshatrave boshnjake të komunës së Leposaviqit, siç është ajo e Rvatska.

Pastaj një kontrabandim në sasi shumë të madhe të mallrave është duke u bërë mu pranë pikës kufitare G31, në Berrnjakë. Në zonën neutrale në mes të kufirit të Kosovës dhe Serbisë, sillen maunet, që autoritetet serbe nuk i ndalin. Aty nga zona neutrale kapot e krimit kanë hapur një rrugë në të cilën mund të kalojnë edhe maunet e ngarkuara deri në 25 ton, e që lidhen me magjistralen e Adriatikut, dikur rrth 200 m larg pikës kufitare të Bërrnjakut.

Burimet kanë specifikuar se 5 rrugë rurale janë hapur për kontrabandim në zonën e Zubin Potokut, ndërsa që katër të të tjera në zonën e Leposaviqit.

Në anen tjetër, dyqanet tregtare në veri të Mitrovicës janë të furnizuara me mallra nga Serbia dhe nuk vërehet mungesa e tyre, por edhe nëpër barnatore ka barëra të mjaftueshme të Serbisë. (LajmeShqip.com)