Lajme Shqip Thursday, 20 August 2015 11:42

Një person është arrestuar në fshatin Nekoc të Drenasit pasi ai ka kanosur përmes telefonit vëllanë e tij.

Sipas Policisë, motivi i incidentit kishte qenë një mosmarrëveshje e mëhershme ndërmjet tyre. Ndërkohë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kurse, në Graqanicë është arrestuar një serb, i cili ka kanosur gruan e tij.

Pas bërjes se alkool testit ka rezultuar se i dyshuari është nën ndikim të alkoolit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.