Lajme Shqip Wednesday, 09 November 2011 17:00

Prokuroria dhe Policia e Tiranës kanë nisur dje hetimet intensive pas një kallëzimi të bërë nga deputeti socialist, Sajmir Tahiri.

Lajmi është bërë i ditur dje pasdite nga burime të policisë lokale, agjentë të së cilës janë ngarkuar nga prokurori i gatshëm i kryeqytetit për të hetuar rreth kërcënimit që i është bërë Tahirit.

Vetë deputetit i kontaktuar mbrëmë vonë nga Gazeta nuk ka pranuar të japë detaje rreth çështjes, por ka pranuar të konfirmojë lajmin.

“Nuk mund të flas, por është e vërtetë që sot kam bërë një kallëzim në Prokurori”- ka deklaruar deputeti socialist.