Lajme Shqip Monday, 13 February 2012 13:00

Prishtinë-Korporata Energjitike e Kosovës deklaron se po bën maksimumin që të sigurojë sa më shumë energji elektrike për qytetarët të cilët në këto ditë të përkeqësuata nga moti i ftohtë dhe me borë kanë shtuar kërkesat e konsumit deri në 1 mijë e 300 megavat.

Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala tha se vështirësi më të thekësuara të furnizimit me energji elektrike gjatë ditës do të kanë kategoria B dhe C, ndërsa furnizimi i kategorisë A është më stabil.

Përkundër vështirësive , aktualisht KEK-u është duke prodhuar  rreth 800 megavat energji elektrike, ndërsa ka arritur të sigurojë nga importi rreth 250 megavat.

Zëdhënësi, Buzhala, tha se gjatë ditës, KEK-u është duke punuar që ta riaktivizojë Bllokun A-4 i cili ka dalë nga sistemi i prodhimit. (LajmeShqip.com)