Lajme Shqip Wednesday, 20 April 2011 17:53

Prishtinë – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot ushtruesin e detyrës së kryesuesit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë, , i cili e përgëzoi për zgjedhjen në krye të vendit dhe shprehu gatishmërinë e KE për bashkëpunim dhe ndihmë institucioneve të Kosovës në të gjitha fushat.

Ai tha se Kosova duhet të bëjë hapa konkretë në fusha të ndryshme posaçërisht në atë të legjislacionit, në hartimin dhe zbatimin e ligjeve. Sinno tha se institucionet e Kosovës duhet të punojnë në të gjitha fushat e identifikuara në Raportin e Progresit dhe që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

Presidentja Jahjaga, duke e falënderuar për ndihmën që KE i ka dhënë dhe po i jep Kosovës, vlerësoi se vendit i duhet një përkrahje dhe ndihmë e fuqishme në fusha të ndryshme, përfshirë përmirësimet në raportin e progresit dhe në veçanti në përmbushjen e e standardeve evropiane. Ajo tha se pjesëmarrja e Kosovës në programet e BE-së është e domosdoshme dhe njëkohësisht kërkoi marrëdhënie kontraktuale me BE-në, që do të ndihmonte procesin e reformave në vend.