Lajme Shqip Sunday, 24 July 2011 20:11

Kryeministri Berisha ka inaguruar përfundimin e rrugës Gosë-bregdeti Vil Bashtovë, në Kavajë. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se rruga kompleton infrastrukturën më moderne për bregun e detit të rrethit të Kavajës.

Pas infrastrukturës rrugore që shkurton distancat me tregjet, kryeministri tha se projekti tjetër i madh infrastrukturor në ndihmë të tyre do të jetë ai i vaditjes.

“Ju garantoj se sapo të përfundojmë infrastrukturën rrugore, infrastruktura e dytë e madhe do të jetë vaditja për tokat, pemëtoret, arat, drurët e çdo gjë tuajën. Ne do të bëjmë investimet më të mëdha në vaditje, që ju të mund të merrni prodhimet e rendimentet më të larta”, u shpreh kryeministri.