Lajme Shqip Thursday, 02 August 2012 10:00

Bruksel – Shefja për politikë të jashtme në Bashkimin Evropian, Katherine Ashton do të jetë ndërmjetësuese në bisedimet Serbi – Kosovë, dialog që pritet të nisë në fillim të muajit shtatorit.

Lajmi është konfirmuar nga shefi i departamentit të ministrisë së jashtme gjermane për Evropën juglindore, Nikolas Lambsdorf.

Ai ka thënë se baronesha Katherin Ashton do të marrë rolin e Robert Cooper dhe do të jetë ndërmjetësuese e këtij dialogu.

Lambsdorf po ashtu ka thënë se Gjermania mbështet dialogun Serbi – Kosovë dhe se shpreson në arritjen e rezultateve që do të kontribuonin në një bashkëpunim afatgjatë. (LajmeShqip.com)