Lajme Shqip Thursday, 31 March 2011 16:16

Tiranë – Zv/ ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Azinë, Tomas Kantrimen do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Tiranë, ku pritet të takohet me krerët më të lartë të vendit.

Zyra e shtypit pranë Ministrisë së Jashtme konfirmoi sot për ATSH-në, se Kantrimen do të pritet nesër në orën 17:00, në një takim nga zv/ kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto.

Axhenda e vizitës së Kantrimen në Tiranë pritet të përfshijë takime edhe me krerët më të lartë të vendit.