Lajme Shqip Saturday, 26 March 2011 23:43

Tiranë – Partia Socialiste e ka shtyrë për të dielën mbledhjen e kryesisë, të paralajmëruar për të shtunën pasdite, ku do të miratohej lista e kandidatëve për kryetarë të njësive të qeverisjes vendore për zgjedhjet e 8 Majit.

Në mbledhje kryesia e PS-së pas shumë diskutimeve, pritet të fiksojë përfundimisht emrat e kandidatëve për 383 njësitë vendore në shkallë vendi, të cilat duhen zyrtarizuar brenda datës 28 mars, ditë e afatit të fundit ligjor i regjistrimit të tyre në KQZ.

Ndërsa për bashkinë e Tiranës, kryetari aktual i saj, Edi Rama, dy ditë më parë konfirmoi rikandidimin për një mandat të katërt.

Në zgjedhjet vendore të 8 majit, PS kryeson koalicionin e majtë “Aleanca për të Ardhmen”, të përbërë  nga 23 parti.