Lajme Shqip Thursday, 24 October 2013 17:56

Tash kur fushata elektorale është në kulm, partitë politike po rrasen në çdo skutë, në çdo odë, duke mos u kujdesur fare për fotografitë që dalin më pas prej atyre tubimeve.

Kështu ka ndodhur edhe me kandidatin e PDK’së për Kryetar të Fushë-Kosovës, Naser Grajçevcin, i cili ka vizituar mbrëmë fshatin Grabovc. Në një foto të siguruar nga Gazeta Express, në qoshe të odës ku është mbajtur tubimi shihet një automatik kallashnikov, transmeton express.

13 vjet pas luftës, normalisht, fushatat do duhej të ishin më “civile”.