Lajme Shqip Saturday, 19 November 2011 15:50

Kakavijë – Policia greke e kufirit të Kakavijës bllokoi sot 200 steka cigare, të fshehura në autobuzin e linjës ndërkombëtare Athinë (Greqi)-Sarandë, njofton Policia kufitare e Gjirokastrës.

“Stekat e cigareve u gjetën të fshehura në autobuzin e linjës ndërkombëtare Athinë (Greqi)-Sarandë”, tha një drejtues i  Policisë Kufitare.

Duke cituar policinë greke, zyrtari i Policisë kufitare në jug të vendit informoi se, “doganierët grekë bllokuan mallin, ndërsa drejtuesi i autobuzit është ndaluar”.

Nga i njëjti burim mësohet se nga ana e Policisë shqiptare u bë i mundur sigurimi i një tjetër autobuzi për 30 pasagjerët që udhëtonin drejt Sarandës, ndërsa ka nisur edhe bashkëpunimi me autoritetet greke për të identifikuar dërguesin e mallit.