Lajme Shqip Thursday, 17 September 2015 11:28

Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj thotë se në pesë vitet e ardhshme Kosova do të mbetët pa 100 mijë qytetarë, kjo ngase ata po heqin dorë nga nënshtetësia.

Sipas saj, duhet që Qeveria të merret me këtë punë seriozisht kur dihet se disa shtete nuk lejojnë dy shtetësinë, transmeton Lajmi.net.

Edhe pse  në seancën e Kuvendit ajo pati pyetje për ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hysni, ky i fundit nuk është i pranishëm.

Kadrijaj ishte e interesuar të dinte nëse Hyseni do i kërkoj shteteve anëtare të BE-së që kosovarëve tu mundësohet dyshtetësia.

“Për 5 vitet e ardhshme do të kemi 100 mijë qytetarë më pak. Është e pakuptim qysh Qeveria nuk është marr me këtë temë”, tha ai.