Lajme Shqip Sunday, 11 December 2011 18:03

Bruksel-Normalizimi i raporteve me Kosovën është kusht për Serbinë, ndërsa stabiliteti rajonal dhe bashkëpunimi janë kushte për të gjitha vendet e rajonit.

Deklaratën e ka bërë vetë raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin i cili thekson se pa arritjen e stabilitetit të plotë rajonal dhe të bashkëpunimit, asnjë shtet i Ballkanit Perëndimor, nuk mund të ketë anetaresim në Bashkimin Evropian. Ndërkaq ai shton se BE nuk ka kërkuar asnjëherë qëSerbiatë njohë pavarësinë e Kosovës.

“Serbia më parë duhet të pranojë se serbët e Kosovës janë pjesë e zgjidhjes, se ata në jug të Kosovës kanë dalë në zgjedhje, kanë 14 deputetë në Kuvend dhe tre ministra në qeverinë e Hashim Thaçit”-ka deklaruar Kacin për të përditshmen Dnevnik.

Ai ka kujtuar edhe se në veri të Kosovës qëndrojnë barrikadat dhe demonstruesit i sulmojnë forcat ndërkombëtare, në mesin e të cilave janë edhe ushtarët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. (LajmeShqip.com)