Lajme Shqip Sunday, 21 August 2011 14:17

Novi Sad – Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë Jelko Kacin deklaroi se askush nuk kërkon nga Serbia që ta pranojë Kosovën dhe se dilema Kosovë ose Bashkimi Evropian është e rrejshme.

Sipas tij, nga Beogradi kërkohet që ta realizojë planin e tij të aksionit, por edhe të arrijë përparim në dialogun me Prishtinën, duke e përfshirë edhe problemin me vulat që të largohen barrierat tregtare mes dy palëve.

“Nga Serbia askush nuk kërkon që ta pranojë Kosovën për të fituar status të kandidatit ose datë për fillim të negociatave me BE-në. Nga Beogradi kërkohet që ta realizon planin e vetëm aksionar, por edhe përparim në negociatat me Prishtinën”, tha Kacin në tekstin autoritar të botuar në gazetën e Novi Sadit “Dnevnik”.

Kacin konsideron se dilema Kosovë ose BE është e rrejshme për shkak se askush nuk e parashtruar, e as Brukseli.

“Kundërproduktive është të përgjigjet në diçka me çka BE-ja nuk merret në këtë moment”, theksoi parlamentari slloven.

“Serbia ekziston dhe përparon, por ekziston edhe Kosova të cilën në kufijtë ekzistues e pranuan një numër i madh i anëtarëve të Unionit, të gjitha vendet kandidate për anëtarësim dhe anëtarë tjerë të tregut të përbashkët”, përfundoi Kacin.