Lajme Shqip Wednesday, 05 June 2013 15:11

Prishtinë – Megjithëse është Dita e dredhëzës, kabineti qeveritar është treguar “i pamëshirshëm” karshi saj. Kabineti ka refuzuar arkat me dredhëza vendore të cilat i kishte dërguar në qeveri ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci, raporton K.Press.

Kabineti qeveritar ka refuzuar ato duke urdhëruar nxjerrjen e tyre jashtë. Njëherit, është ndërprerë edhe mbledhja për disa qaste, derisa dredhëzat janë dërguar jashtë.