Lajme Shqip Wednesday, 27 July 2011 12:07

Prishtinë – “Më ka habitur fakti që qeveria e Kosovës, tani vendosi embargo kundër importit të mallrave nga Serbia dhe jo para disa vitesh”. Kështu ka theksuar analisti britanik dhe njohësi i rrjedhave politike në Ballkan Tim Judah për të përditshmen serbe Danas.

“Kam ardhur ne përfundim që zyrtarët serbë mendojnë që fati i Kosoovës ndodhet plotësisht në duart e tyre”. Megjithatë, thotë Judah, ata harrojnë faktin se në të vërtetë është Kosova ajo që e ka në dorë fatin e tyre.

Ai tha se “pa arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën, përkatësisht pa lejen e Kosovës, Serbia nuk mund të hyje në Bashkimin Evropian”.

Vlera e eksportit të Serbisë në Kosovë nuk duhet nënvleresuar, porosit Judah. Në fund të fundit, çdo gjë që Serbia eksporton në Kosovë, mund të zëvendësohet nga importet e mallrave të vendeve të tjera, sado që ato mallra mund të jenë pak më të shtrenjta. Nëse kjo masë e Kosovës, zgjat për një kohë dhe realizohet, ashtu siç duhet, shumë serbë në Serbi, do të mbesin pa punë, për shkak të humbjes së këtij tregu.

Sipas Judas, ky presion ndaj Serbisë, ka për qellim të ushtrojë trysni tek Serbia për nënshkrimin e marrëveshjes për vulat doganore, por edhe t’i bëjë me dije Serbisë se nuk është e gjithëfuqishme.