Lajme Shqip Wednesday, 27 July 2011 17:54

Mitrovicë, (PLOTESUAR 19:51) – Pjesëtarë të KFOR-it e kanë gjetur sot trupin e njërit nga gjashtë serbët e vrarë në operacionin e djeshëm në Pikën Kufitare Nr. 31.

Portali LajmeShqip.com, duke iu referuar burimeve të veta, ka raportuar për gjashtë serbë të vrarë në operacionin e djeshëm të madh të Policisë së Kosovës.

*************************************

Mitrovicë – Burime jozyrtare të Portalit LajmeShqip.com kanë bërë të ditur se në përballjet e djeshme midis forcave të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhe serbëve të armatosur, kanë mbetur të vrarë gjashtë serbë.

Sipas po këtyre burimeve, serbët e vrarë supozohet të jenë pjesëtarë të shërbimit sekret serb dhe të forcave paraushtarake, të mobilizuara joformalisht nga ana e Qeverisë së Serbisë, menjëherë pas nisjes së aksionit të gjerë të Qeverisë së Kosovës për rikthimin e portave kufitare 1 dhe 31.

Gjitashtu, bëhet e ditur se pjesa më e madhe e popullatës serbe në veri të Mitrovicës është armatosur dhe e mobilizuar, ndërkohë që konfirmohet se zyrtarë të lartë të Qeverisë së Serbisë po e shfrytëzojnë qëllimisht këtë situatë për rikthimin e nacionalizmit të shfrenuar dhe asaj që ata e quajnë patriotizëm për Kosovën, tek serbët kosovarë e, veçanërisht të ata në veri të vendit. (LajmeShqip.com)