Lajme Shqip Thursday, 07 July 2011 08:54

Prishtinë – Pas takimit të shkurtër që zhvilluan në Romë më 2 qershor, nënpresidenti amerikan Josepfh Biden dhe Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ata kanë zhvilluan dje edhe një bisedë telefonike.

Sipas një deklarate të zyrës së Nënpresidentit amerikan, e cila është lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Nënpresidenti Joe Biden ka përsëritur përgëzimet e tij për zgjedhjen e zonjës Jahjaga dhe ka theksuar edhe një herë mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakthyeshme të Shteteve të Bashkuara për pavarësinë e Kosovës, integritetin territorial, sovranitetin e saj dhe për demokracinë shumëetnike.

Nënpresidenti Biden ka përshëndetur arritjen e marrëveshjeve të 2 korrikut në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka theksuar nevojën për përparim të mëtejshëm në çështje që sjellin përfitime praktike për qytetarët e të dyja vendeve.

Ndërkaq, Nënpresidenti amerikan Biden dhe Presidentja Jahjaga kanë diskutua,r gjithashtu, lidhur me përpjekjet e Kosovës për të luftuar korrupsionin, për të forcuar shtetin ligjor dhe për të vazhduar reformat e brendshme në Kosovë, duke nënvizuar se këta janë hapa themelore për tërheqjen e investimeve dhe nxitjen e rritjes ekonomike në vend.