Lajme Shqip Thursday, 13 August 2015 12:21

Ky çift, dhe vajza e tyre të vogël, janë detyruar të jetojnë ndaras. E gjithë kjo vije si pasojë nga reshjet e mëdha të shiut dhe breshrit, të cilat mbizotëruan ditë më parë në Prishtinë.

Nga ajo ditë familja Humolli, ka mbetur pa shtëpi, raporton Tribuna Channel.

Arta Humolli, e zonja e shtëpisë, ka thënë se ajo së bashku me vajzën katër vjeçare, jetojnë tek nëna e saj në Podujevë, kurse bashkëshorti i saj detyrohet të rri tek familja e tij.