Lajme Shqip Sunday, 10 July 2011 12:48

Beograd – Kërkesa e Serbisë që hetuesit e trafikut të organeve në Kosovë dhe Shqipëri të punojnë nën mandatin e OKB-së dhe raportin t’ia paraqesin Këshillit të Sigurimit, është bllokuar nga ata që kanë kapacitete institucionale në këtë trup, ka thënë ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq.

Ai ka deklaruar se bisedimet lidhur me këtë do të vazhdojnë dhe se shpreson që në javët e ardhshme të tejkalohen pengesat dhe të shënohet përparim.

“Përderisa kjo nuk ndodh, do të jetë jashtëzakonisht e vështirë t’i rezistohet përshtypjes se në trafikimin e organeve në Kosovë ekziston diçka, që për ndonjë arsye, assesi nuk guxon të dalë në dritë”, ka thënë për mediat serbe Vuk Jeremiq.