Lajme Shqip Monday, 10 September 2012 14:05

Prishtinë – Pjesëtarët e KFOR-it kanë bllokuar të hënën në mëngjes rrugën kryesore alternative afër Jarinjës, si dhe të gjitha rrugët tjera alternative afër Bërnjakut.

Rruga e bllokuar nga KFOR-i afër Jarinjës çon nga Leshaku në drejtim të Rashkës përmes fshatit Tresavë, ndërsa është arteria po thuajse kryesore që përdoret për kontrabandimin e mallrave të ndryshme.

Burimet e Kosovapress-it, KFOR-i gjatë natës së mbrëmshme ka bllokuar edhe të gjitha fshatrat që çojnë në këtë drejtim, për të parandaluar kontrabandën, njëkohësisht edhe për të detyruar drejtuesit e kamionëve të shfrytëzojnë pikën zyrtare kufitare në Jarinjë.

“Jemi duke bërë përpjekje që të vejmë kontakt me eprorë të lartë të KFOR-it për të sqaruar dhe për të zgjidhur këtë problem njëherë e përgjithmonë”, – citojnë burimet e agjencisë Kosovapress, të ketë thënë njëri nga përfaqësuesit e lartë të komunës së Zubin Potokut, duke shtuar se gjatë ditës do të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e përfaqësuesve të komunave veriore për të shqyrtuar situatën më të re të krijuar në veri. (LajmeShqip.com)