Lajme Shqip Monday, 28 March 2011 16:37

Tokio – Udhëheqësia e Partisë Demokratike japoneze në pushtet aprovoi projekt-ligj për zvogëlim të përkohshëm të pagave të deputetëve për 30 për qind në dobi të ripërtërirjes së vendit nga tërmeti katastrofik, është kumtuar nga selia e partisë.

Këto mjete do të shfrytëzohen për ripërtërirjen e rajoneve të rrezikuara nga tërmeti dhe dallgët e cunamit të cilat e goditën Japoninë më 11 mars.

Parashikohet që kjo masë të jetë në fuqi gjysmë viti. me të do të grumbullohen rreth 37.000 dollarë nga një deputet, ndërsa shuma e përgjithshme do të arrijë 24 milionë dollarë.

Projekt-ligji do t’u jepet në shqyrtim edhe partive opozitare.