Lajme Shqip Tuesday, 08 September 2015 16:38

Visar Berisha ushtrues i detyrës së Drejtorit të Financave dhe Pronës në Komunën e Prishtinës dhe Ardian Gashi- Drejtor i Departamentit për Shërbime Publike- Mbrojtje dhe Shpëtim kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre.

Arsyet e dorëheqjes së tyre nuk dihen ende, mirëpo Indeksonline do t’iu mbaj të informuar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Xhevdet Pozhari, i cili, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë sqarime për dorëheqjen e këtyre drejtorëve.

Prononcimi i plotë i Xhevdet Pozharit:

Në fillim të këtij viti, Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar drejtoritë e reja në komunë, me që rast disa drejtori po transformohen dhe po krijohen drejtori të reja. Komuna e Prishtinës do të krijojë Drejtorinë e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave ku drejtor do të jetë Hysen Durmishi, Drejtorinë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm ku drejtor do të jetë Genc Bashota e edhe disa drejtori të tjera.

Në këtë proces të ndryshimeve, Ardian Gashi dhe Visar Berisha në prill të këtij viti kanë kërkuar të lirohen nga detyra për shkak të angazhimeve të tyre profesionale.

Nënkryetari Dardan Sejdiu, tash më ka marrë edhe detyrën e Drejtorit të Shërbimeve Publike për të implementuar tri projekte madhore, Transportin Publik, Parkingun dhe Menaxhimin e Mbeturinave.

Ditët në vijim do të bëhet edhe tranzicioni në drejtorinë e financave (e ndarë nga drejtoria e Pronës) kur Ismajl Kokaj do të merr përgjegjësitë e drejtorit.

Për të gjitha këto dhe tranzicionin do të ju informojmë me kohë. Ardian Gashi dhe Visar Berisha do të mbesin si pjesë e ekipit si këshilltarë të jashtëm gjatë mandatit.

e kuader te ketij procesi, ne ditet ne vijim do te emerohen edhe drejtori i Drejtorise se Prones dhe drejtori i Drejtorise se Bujqesise