Lajme Shqip Sunday, 09 August 2015 11:46

Analisti politikserb Dushan Janjiq ka deklaruar se 100 lëndë tashmë janë të gatshme për fillimin e gjykimeve në Gjykatën Speciale për, siç ka thënë ai, krimet e luftës të UÇK-së.

i për RTS ka thënë se pas themelimit Speciales kanë mbetur të kompletohet edhe Prokuroria dhe Gjykata, se gjykatësit ndërkombëtarë tashmë dihen dhe se gjykimet e para do të bëhen nga raportet e ndërlidhura me Dick Martyn.

“Janë bërë mjaft hetime. Rreth 100 lëndë pak a shumë janë të gatshme për fillimin e gjykimit. Tani më së vështiri është të sigurohen dëshmitarët dhe të fajësuarit”, ka thënë Janjiq, transmeton Koha.net.

Janjiq tërheq vëmendjen se mbetet problem i madh opinioni kosovar dhe se duhet pritur demonstrata e protesta.

“Për Kosovën kjo është risi dhe ka shumë persona që drejtpërdrejt ose tërthoras frikohen se personalisht do të shkojnë në Gjykatë dhe derisa sa të mos fillojë gjykimi, ky numër do të jetë shumë i madh…”, ka theksuar Janjiq.