Lajme Shqip Monday, 31 October 2011 17:50

Këngëtari James Blunt ka publikuar sot klipin e këngës së tij “No Bravery” (Asnjë Trimëri), këngë të cilën ia ka dedikuar luftës në Kosovë. Me një tekst mjaft rrëqethës, ai ka paraqitur në klip filmime që i ka xhiruar vetë gjatë kohës së shërbimit të tij ushtarak në Kosovë.

Klipi fillon me prezantimin e Bluntit si një kapiten dhe të kësaj kënge si ditari i tij gjatë shërbimit në Mesdhe.

Si një djalë nga një familje ushtarake, ai ishte 28 vjeç kur i hyri karrierës së ushtrisë, menjëherë pasi u diplomua në universitetin e Bristolit. Ai iu bashkëngjit forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, gjatë luftës së vitit 1999, si kapiteni i 30 mijë trupave ushtarake që patrullonin në Prishtinë.

Duke pasur pasion për muzikën, e kuptoi se asgjë që po i ofronte jeta përreth nuk ishte ajo çfarë kishte dëshiruar. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ai filloi gradualisht të dilte jashtë tankeve dhe të linte armët, për të marrë kitarën në dorë dhe për t’iu bashkëngjitur miqve vendas, adhurues të muzikës.

Ishte pikërisht atëherë, kur gjatë takimeve të tij me qytetarët me kitarë në dorë, ai u frymëzua për të shkruar këngën “No Bravery”.

Në tekst, ai me dhembshuri kujton: “Nuk shoh më asnjë trimëri në sytë e tyre/ Vetëm trishtim/ Fëmijët atje qëndrojnë me krahët hapur nga qielli/ Por askush nuk pyet përse…/ Pleqtë gjunjëzohen përpara fatit të tyre/ Pasi gratë dhe vajzat ua kanë dhunuar/ Një brez i tërë i mbytur në urrejtje…/ Nuk shoh më asnjë trimëri në sytë e tyre/ Vetëm trishtim”.  (LajmeShqip.com)