Lajme Shqip Friday, 15 April 2011 09:56

Prishtinë – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, u prit dje pasdite në Parlamentin e Belgjikës, nga kryetari i tij, André Flahaut. Në takim u konfirmuan marrëdhëniet e mira midis dy parlamenteve, kryetarët e të cilëve edhe më parë kanë këmbyer vizita zyrtare.     Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, Flahaut, tha se e kishte vizituar më herët Kosovën, në cilësi të ministrit të Mbrojtjes dhe ishte befasuar me ndryshimet e mëdha pozitive që ka bërë vendi.
Të dy kryetarët u shprehën dakord për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet parlamenteve. Ata theksuan nevojën e formimit të grupeve parlamentare të miqësisë dhe të takimeve të deputetëve të të dyja parlamenteve.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës e ftoi homologun e tij belg për një vizitë miqësore dhe zyrtare në Kosovë, e cila u prit me kënaqësi.