Lajme Shqip Tuesday, 19 April 2011 14:17

Prishtinë – Kryesia e Kuvendit të Kosovës i ka refuzuar dy kërkesa, atë të Shaip Mujës dhe atë të Bekim Haxhiut, të dy deputetë të Kosovendit të Kosovës.

Adresimi i Kurtit për Edita Tahirin, rreth bisedimeve dhe ai i Bekim Haxhiut për shkarkimin e Florin Krasniqit, u hodhën poshtë.

Në mbledhjen e sotme Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovë kishte në rend dite edhe dy njoftime, njërën për kërkesën e deputetit të PDK-së Shaip Muja lidhur me ftesën e kryetarit të Komisionit për punë të jashtme, Albin Kurti, adresuar zëvendëskryeministres Edita Tahiri dhe tjetra kërkesa e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, për largimin e Florin Krasniqit nga kryetari i Komisionit për mbikëqyrje të AKI-së.

Mirëpo Kryesia nuk është marrë me këto dy çështje, ngase ka konsideruar se nuk janë lëndë që i takojnë të merret asaj me to.