Lajme Shqip Friday, 22 April 2011 10:13

Amsterdam – Holanda si shtet me ndikim në BE do të vazhdojë ta mbështes shtetin e Kosovës në rrugën e  integrimeve evropiane. Kështu janë zotuar para  kryeparlamentarit Jakup Krasniqi zyrtarë të lartë të parlamentit holandez.

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi është pritur dje nga kryetarja e dhomës së përfaqësuesve në parlamentin e Holandës Gerdi Verbert. Në takim u bisedua për thellimin e bashkpunimit dhe  ndihmën që mund të japë Holanda për të dalë nga  vështirësitë nëpër të cilat po kalon Kosova.

Krasniqi shtroi nevojën e përshpejtimit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe për qartësimin e hapave që duhet të ndërmarrë ajo  në këtë proces.

“Biseduam për mundësinë që Holanda me na mbështetë në rrugën tonë të integrimit në Bashkimin Evropian, për të na mbështetur për çështjen e liberalizimit të vizave, pasi konsiderojmë që ndikimi i Mbretërisë së Holandës është i madh në këtë drejtim dhe natyrisht edhe për shtimin e bashkëpunimit në mers dy Parlamenteve tona dhe dy vendeve tona edhe në fushën e ekonomisë”, ka thënë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Delegacioni i Kosovës është takuar edhe me  komisionin për çështje evropiane dhe politikë të jashtme në paralamentin e Holandës.

“Holanda si një nga shtetet  e para të NATO-së dhe BE-se që e ka njohur Kosovën, prêt më shumë nga institucionet e atjeshme sidomos në planin ekonomik por edhe në luftimin e shumë dukurive negative”, ka thënë antari i këtij komisioni Hanten Broke.

Ai premtoi se së shpejti  do të vizitojë Kosvën për të parë nga afër se çfarë është arritur deri më tani.

Kryekuvendari i Kosovës Jakup Krasniqi, ka vizituar edhe GJND-në ku u takua me sekretarin e përgjithshëm , z. Philippe Couver.

Sot ai do të takohet me  kreyetarin e senatit holandez dhe me zyrtarë të ministrisë së jashtme të Holandës.

Kjo është vizita e parë zyrtare e një  zyrtari të  lartë të  Republikës së Kosovës në këtë shtet.