Lajme Shqip Sunday, 05 May 2013 16:00

Deçan – Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e shoqëruar nga zëvendëskryeministri Sllobodan Petroviq, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson dhe komandanti i KFOR-it Volker Halbauer u pritën në Manastirin e Deçanit nga Igumani Sava Janjiq dhe murgjit në këtë objekt fetar.  

Presidentja Jahjaga e uroi Igumanin Janjiq dhe të gjithë besimtarit ortodoks për Festën e  Pashkëve Ortodokse dhe tha se toleranca fetare në Kosovë është vlera më e madhe e shoqërisë në vend. 

“Erdhëm këtu sot në Manastirin e Deçanit, që t’ju uroj të gjithë besimtarëve ortodoksë festën e Pashkëve dhe kam qenë e nderuar ngase kam qenë e shoqëruar nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, po ashtu edhe nga komandanti i KFOR-it Volker Halbauer dhe nga zëvendëskryeministri Petroviq, me qëllim që të shpërndajmë mesazhe të tolerancës, solidaritetit dhe të mirëkuptimit për këtë komunitet.

“Toleranca ndërfetare ka qenë dhe vazhdon të jetë një ndër vlerat më të rëndësishme të shtetit tonë, të Republikës së Kosovës. Sepse, ne jemi duke ndërtuar suksesshëm një shtet gjithëpërfshirës, një shtet demokratik ku të gjitha komunitetet dhe secili individ, në mënyrë të barabartë i realizon dhe i gëzon të drejtat e veta”, tha Presidentja Jahjaga.