Lajme Shqip Thursday, 08 December 2011 11:12

Prishtinë-“Kosova është shtëpia jonë e përbashkët, tha Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga në fjalimin vjetor në Kuvendin e Kosovës, duke iu drejtuar serbëve kosovarë në gjuhën serbe.

“Bashkëqytetarë të mi të nderuar, tani është koha më e mirë që të gjithë ne të jemi së bashku në rrugën e integrimeve evropiane. Kjo është ardhmëria jonë, dhe në këtë rrugë duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin. Kosova është shtëpa jonë e përbashkët”, tha Presidentja Jahjaga në fjalën e sapombajtur në Kuvend.