Lajme Shqip Thursday, 08 December 2011 14:00

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do të bëj një vizitë disaditëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që do të jetë vizita e saj e parë në cilësinë e presidentes në kryeqytetin amerikan ne Washington.  Ajo do të qëndrojë për disa ditë edhe në New York.

Presidentja e Kosovës do të takojë sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton si dhe përfaqësues të dy dhomave të Kongresit ndër të cilët edhe me udhëheqësen e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Jahjaga do të marrë pjesë në konferencën “Gratë në projektin e Shërbimit Publik” që organizohet nga Departmenti i Shtetit, ndërsa do të ketë takime edhe në Departmentin e Mbrojtjes, në Ministrinë e Drejtësisë, etj. Presidentja do të mbajë ligjëratë edhe në dy universitete, një në New

Jersey dhe në Washington.