Lajme Shqip Wednesday, 19 August 2015 08:34

Zyra e Presidentes, Atifete Jahjaga, ditë më parë i ka pranuar dy ligjet për Gjykatën Speciale, megjithatë e parja e shtetit ende nuk i ka nënshkruar këto ligje.

Kjo për shkak se Gjykata Kushtetuese është duke e shqyrtuar lëndën, e cila e konteston kushtetutshmërinë e miratimit të amendamentit 24 që i hap rrugë themelimit të Speciales.

Edhe partitë opozitare të cilat edhe e kanë dërguar këtë çështje në Kushtetuese, thonë se presidentja nuk duhet t’i nënshkruaj ligjet para se të jepet verdikti i Gjykatës Kushtetuese. /Zeri