Zyra e shtypit e Presidencës Shqiptare konfirmon vizitën e presidentes së Kosovës, Ahtifete Jahjaga nesër në Tiranë. Presidentja Jahjaga do të mbërrijë në Presidencë në orën 10:00, kohë kur do të organizohet edhe ceremonia zyrtare e mireseardhjes
Më pas do të ketë një takim të përbashkët me presidentin Nishani pa praninë e medias; ndërkohë që delegacionet do të kenë një takim në orën 10:30. Në orën 11:20 do të jetë konferenca e përbashkët për shtyp.
“Me ftesë të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vendin tonë Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga,” thuhet në njoftimin e Presidencës.
Zonja Jahjaga pritet të takohet edhe me kryeministrin Rama, me kreun e Parlamentit Meta dhe me liderin e opozitës Basha, por ende nuk janë caktuar oraret zyrtare të këtyre takimeve. /KP/
PROGRAMI I VIZITËS SHTETËRORE TË PRESIDENTES JAHJAGA NË SHQIPËRI
E Enjte, 10 shtator 2015
10:00 – Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Presidencën e Republikës së Shqipërisë
10:30 – Takimi Tet a Tet (Jahjaga-Nishani)
10:30 – Takimi midis dy delegacioneve.
11:20 – Konferencë e përbashkët për shtyp e Presidentëve
12:15 – Takimi me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta
12.45 Takim me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama
15.30 – Presidentja Jahjaga mban fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë
16.10 – Takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Z. Erjon Veliaj
E Premte, 11 shtator 2015
07.45 – Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike, Z. Luzlim Basha
13:00 – Vizitë në qytetin e Beratit
18:30 – Vizitë në qytetin e Shkodrës