Lajme Shqip Monday, 18 July 2011 17:46

Prishtinë – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga udhëtoi sot për një vizitë në Slloveni, me ftesë të Presidentit slloven, Danilo Turk.

Burimet zyrtare në Prishtinë bënë të ditur se përveç takimit me Presidentin Turk, Presidentja Jahjaga do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Sllovenisë, Pavel Gantar, si dhe me kryeministrin, Borut Pahor.