Lajme Shqip Monday, 27 February 2012 19:05

Prishtinë- Në një intervistë për Al-Jazeera Balkans, presidentja kosovare Atifete Jahjaga u shpreh e bindur se do të vijë dita kur Kosova dhe Serbia do të shkëmbejnë ambasadorët.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova është angazhuar në dialog me Serbinë për të përmirësuar jetën e qytetarëve të të dyja vendeve, raporton Telegrafi.

Sipas saj, Kosova po punon për të përmbushur kushtet, për ta përmbyllur pavarësinë e mbikëqyrur dhe për të plotësuar kushtet drejt integrimit në Bashkimin Europian.