Lajme Shqip Wednesday, 02 September 2015 11:01

Presidetja Atifete Jahjaga,në ceremoninë e betimit të grupit të dytë të vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga do të marr pjesë në aktivitetin  “Impakti i së ardhmes” i cili mbahet në Nju Jork gjatë këtij muaji në organizim të “Fondacionit Clinton”.

Si pjesë e këtij aktiviteti, ndër tjerash presidentja Jahjaga është edhe laureate e çmimit CIG ( Nisma Globale Klinton), raporton lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe këshilltari politik i presidentes, Arbër Vllahiu.

Ai tha se ftesa ka ardhur nga Clinton Global Initiative për presidenten që prej më shume se dy muajsh dhe presidentja Jahjaga është laureate e çmimit të CIG për lidershipin e saj.

Ky aktivitet tubon rreth 1000 emra më të suksesshëm ndërkombëtarisht që vijnë nga bota e biznesit, politikës apo shoqërisë civile.